Progres përmes performancës dhe saktësisë.
Vetëm jeni fleksibil. Sistem makinerik i fuqishëm dhe automatik.
Djepi – makineri shpalosëse
Makineria shpalosëse me sovajkë e Kuris-it është perfekte për materiale të vështira dhe të lëmuara, madje edhe/ose materiale me sipërfaqe të ndryshme të mbështjellura keq. Sistemi i ri me rul devijues, ose me djepi drejtues ose me shirita me materiale siguron shpalosje cilësore. Edhe pse shpalosja është komplet automatike, arrihet shpalosje cilësore edhe për materialet sensitive ndaj tensionit. Materiali i mbështjellur parapërgaditet në mënyrë precize dhe të rregulluar që ti përshtatet shpejtësisë shpalosëse së kërkuar. Zhveshja/filetimi semi ose plotësisht automatik i pëlhurës e redukton kohën e konfigurimit. Shumë operacione për shpalosje si pozicionimi dhe pika prerëse të ndryshme, sasia e shtresave, programet për shpalosje zig-zag si dhe shumë parametra të tjera mundet të programohen dhe të personalizohen me porosi.
Përparësitë
- Djepi me ngritje automatike për procesin ergonomik të ngarkimit;
- Sistm i ri rrotullues përtac për drejtim të pandalshëm të rripit transportues (opcional);
- Kontroll i makinerisë use-friendly;
- Interfejs grafik për përdoruesin;
- I lehtë për përdorim;
- Azhurim i softuerit edhe pas shumë vitesh përdorim;
- Mundësi programuese për shumë hapa të shpalosjes;
- Rrotë drejtuese e mbështjellur me silikon;
- Fotoqeli elektrike për kontroll të skajeve edhe për materialet e vështira;
- Njësi të ndryshme për prerje, të lehta për tu cakuar;
- Kontroll dinamik i shpejtësis;
- Kuti mbajtëse e njësisë për kontroll, e fortë dhe e veshur me pudër.
Opcionet
- Karakteristikë fryrëse kundër efektit të rrotullimit të këndeve të pëlhurës;
- Pllakë e kthyshme;
- Cilindër drejtues për shpalosje pa tension;
- Njësi prerëse Zack;
- Shpalosje zig-zag me sistem për grumbullim;
- Përmbushës i djepit (për pëlhura cilindrike të mblshtjellura me diametër deri në 600 mm ose deri në 800 mm);
- Platformë për funksionim dhe suport gjatë shpalosjes;
- Shirit antistatik.
Aplikimet
- Industria e veshjes;
- Industria automobilistike;
- Industria e hapsirë ajrore dhe e aviacionit;
- Industria e mobiljeve;
- Industria e ndërtimit;
- Ndërtimi i anijeve;
- Ndërtimi i hekurudhave.
Të dhënat teknike
- Gjerësitë punuese: 1,68 – 1,83 – 1,98 – 2,13 – 2,28 m;
- Gjerësia e tavolinës punuese: deri në 2,45 m (të tjerat me porosi);
- Shpeltësia shpalosëse: 100 m/min;
- Lartësia e shpalosjes: 150 mm;
- Diametri i pëlhurës së mbështjellur: max. 800 mm;
- Pesha e pëlhurës së mbështjellur: max. 125 kg;
- Furnizimi me energji: 2 kW – 400 V;
- Pesha e makinerisë: varet nga madhësitë punuese dhe pajisjet tjera, fillon nga 500 kg;
- Operimi(Funksionimi): Panel me prekje me interfejs grafik;
Pajisjet për ngarkim
- Quick-Lift;
- Speed-Lift;
- C350 Lift;
FLETA ME TË DHËNA
Shkarko













