AUTOMOBILISTIKA
Në fushën e interiorit të makinave dhe mbështjellësve të ulëseve përdoren pëlhura speciale si lëkura dhe kamoshi. Pikërisht për këtë arsye ne gjithmonë kemi studiuar dhe dizajnuar sisteme të reja automatike për prerje që munden të presin edhe materialet më të ndërlikuara duke siguruar standarte të larta në cilësi dhe produktivitet.
Në katalogun tonë ju mund të gjeni zgjedhjet më të mira për prerësin automatik të lëkurës që garanton maksimumin në cilësi dhe në kursim.