SISTEMET AUTOMATIKE PËR PRERJE TË LËKURËS

Kategori:

Prerja e lëkurës: koncepti “all inclusive” – jo më karakteristika opcionale, jo më pagesa shtesë.

Ne i zgjidhim të gjitha problemet e procesit të prerjes së lëkurës, duke ofruar sistem për prerje kosto-efektivë, i kopletuar me softuerin më të mirë dhe me teknologji automatike.

Koncepti “all inclusive” – jo më karakteristika opcionale, jo më pagesa shtesë.

Përpara se të hynte në tregun e prerjes së lëkurës, Kuris-i ka akumuluar eksperiencë në tregun turk duke shitur sisteme CAD për tekstil. Suksesi jonë në treg bazohet në shitje strategjike të thjeshta dhe të sinqerta: çdo karakteristikë e nevojshme e sistemit duhet të jetë standard. Jo para shtesë për opsione ekstra. “All inclusive”. Pavarsishtë llojit të prerësit që bleni, ju do të merrni paketë softuerike të plotë me të gjitha karakteristikat të përfshira, pa pagesë shtesë. Paketa teknologjike “all inclusive” do të thotë se edhe për sistemin e prerjes më të lirë klienti do të fitojë të gjitha teknologjitë e nivelit të lartë sië janë digjitalizimi automatik i lëkurës dhe folezimi automatik, sistemi për etiketim të barkodit, raporte të shtypura, sistem për video projeksion, etj.

Prerja e lëkurës duke përdorur sistemin automatik Kuris është proces shumë i thjeshtë hap pas hapi:

  1. Plani i prodhimit

Importim dhe konverzion i stileve dhe modeleve, menaxhim i kualitetit të prodhimit, distribuim i punës në një ose më shumë stacione për prerje.

  1. Skanimi i lëkurës

Detektim automatik i konturës së lëkurës, deklarim i zonave të kualitetit në 5 shtresa duke përdorur video-projeksion, etiketim i barkodit, raport i blerjes së lëkurës.

  1. Folezim automatik

Folezim automatik dhe interaktiv direkt në lëkurë, përputhje atuomatike e zonave të kualitetit, përdorim i lehtë i mausit dhe tastaturës me wireless.

  1. Prerja

Prerje dhe shënim automatik duke përdorur disa vegla të ndryshme: thika osciluese, thika të rrumbullakta, lazera, prerje me diametra të ndryshme, turielë, stilolapsa.

  1. Grumbullim

Grumbullim efikas dhe interaktiv pas prerjes duke përdorur video-projeksion. Metoda të ndryshme grumbullimi varësisht prej tipit të prodhimit.

  1. Raportet

Raporte gjithëpërfshirëse për stokun e lëkurës, efikasitetin e prerjes, konsumimin, minimarkerët, raportet për sasinë e prodhimit.

Konfigurim i sistemit – nga 10 deri në 1000 copë në ditë, ne e kemi zgjidhjen.

Sistemi mundet të konfigurohet sipas volumit të prodhimit nga puntori të vogla me vetëm disa copë të prera në ditë deri tek fabrika të mëdha me qindra copë të prera në ditë.

SISTEMET BAZË: TË GJITHA NË NJË PRERËS

Konfigurim kompakt që i ofron të gjitha karakteristikat e një sistemi të madhë: skenim të lëkurës, folezim automatik, grumbullimi dhe raportet. Të gjitha këto operacione përdoren direkt nga tabela e prerësit, në një proces të shpejtë dhe efikas. Prerësi është i përshtatshëm për puntori dhe fabrika të vogla deri në 50 copë në ditë.

SISTEMI I MESËM: NË LINJË

Për të rritur prodhimin, procesi është i ndarë në 3 shkallë:

  • skenim dhe folezim i lëkurës;
  • prerje;
  • grumbullim

Këto 3 shkallë përdoren direkt në makineri: Një rrip transportues e transporton lëkurën nga një fazë në tjetrën, në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase. Ky konfigurim rekomandohet për fabrika të mesme të cilat presin deri në 200 copë në ditë.

FLETA E TË DHËNAVE
Shkarko