DIGJITALIZUESI I FOTOVE KURIS

Kategori:

Çdo gjë kryhet me një klikim. Bën fotografi të modeleve, ekstraktim automatik dhe eksportim në CAD sisteme. Thjeshtësi e jashtëzakonshme, shpejtësi e madhe dhe përshtatshmëri e madhe me Lectra, Gerber, Assyst, Investronica, Gemini formatet.

Bën fotografi

Mos humbni kohë për të vendosur modelin në një sipërfaqe speciale digjitalizuese, ti fiksoni ato me ngjitës adesiv ose me metoda të tjera që humbin kohë. Vetëm pastrojeni tavolinën punuese, lëreni aty modelin dhe shkoni  tek kopjuteri. Me një klikim të thjeshtë dhe kamera në mënyrë automatike bën fotografinë dhe  e transferon atë në kompjuter. Fotografija procesohet në mënyrë automatike dhe modelet ekstraktohet në vetëm disa sekonda. Kalibrimi është i thjeshtë dhe i mençur dhe bëhet vetëm një herë, atëherë kur instalohet sitemi, me precizitet më të madhë se 0.7 mm.

Kontrolli dhe editimi

Inspektim i shpejtë dhe i thjeshtë i rezultateve nga digjitalizuesi automatik duke përdorur funksionin Contour Play. Matni distancat dhe konturën perimetrale, kontrolloni dhe rregulloni elementet e brendshme ose format e lakoreve nëse është e nevojshme, shtoni ose fshini ndonjë element, vendosni emrin e pjesës, të gjitha këto në një dritare. Gati! Zmadhuesi dhe naviguesi i funksioneve, të lehtë për tu përdorur, si dhe zmadhuesi special për shikueshmëri e bëjnë punën tuaj të lehtë dhe efikase.

Ruajeni modelet

Ruajeni modelin tuaj në formatin e sistemit tuaj CAD. Nuk ka rëndësi se çfarë sistemi CAD përdorni, digjitalizuesi i fotove është i përshtatshëm me ato (shikoni listën më poshtë). Sistemi i memorizon parametrat e ruajtura (lokacioni, formatet, etj), ashtu që ju ti keni modelet në dispozicion, direkt në sistemin e juaj CAD me një klikim të thjeshtë.

CILAT SISTEME CAD JANË TË PËRSHTATËSHME ME DIGJITALIZUESIN E FOTOVE?

Digjitalizuesi i fotove mundet ti ruaj modelet në formatet origjinale të Lectra-së, Gerber-it, Investronica-së, Assyst-it, Gemini-it. Modelet mundet gjithashtu të eksportohen për të gjitha aplikacionet e tjera që përdorin formatin dxf-aama, gjithashtu është testuar edhe për FK, TetraCad, Optitex, Wearcad, Konsan, Tukatech, PolyPattern, Richpeace, Novocut, Vetigraph, Consult+, Astor, AGMS, Julivi, Moda 01 dhe të tjera.

SI MUNDENI TA INSTALONI DIGJITALIZUESI I FOTOVE?

Sistemi për digjitalizim të fotove mundet të konfigurohet për mënyra të ndryshme, varësisht prej aranzhimit të zyrës suaj. Mënyra më e lehtë është të përdorni tavolinën punuese si sipërfaqe digjitalizuese. Kjo zgjidhje ju kursen shumë kohë sepse nuk duhet ta fiksoni modelin, ju vetëm e vendosni atë në tavolinë dhe e digjitalizoni. Për këtë zgjidhje kamera mundet të fiksohet direkt në tavanin e dhomës, ose duke përdorur një fiksues standard kamere. Ju mundeni të përdorni edhe murin si sipërfaqe digjitalizuese nëse tavolina punuese e juaja nuk është e lirë, dhe kamera në këtë rast mundet të vendoset në një fiksues normal. Për aplikime teknike speciale me precizitet të lartë mundet të përdoret dhe një skener.

CILAT ELEMENTE TË MODELIT DO TË EKSTRAKTOHEN NË MËNYRË AUTOMATIKE?

Digjitalizuesi i fotove mundet që në mënyrë automatike ta ekstraktojë konturën e modelit duke përdorur lakoret precize Bezier, mundet të indentifikojë këndet dhe ti shënojë ato si pika referente, mundet të dallojë lloje të ndryshme të niveleve (të shënuara ose të prera), pikat dhe vijat interne. Sipas marrëveshjes, linja interne me gjatësi më të madhe do të deklarohet si boshti i strukturës. Kur modeli krijohe në zyrë, është e rëndësishme të respektohen disa procedura standarde shënimi që të shmanget çdo lloj rregullimi manual i rezultateve të digjitalizimit.