MAKINERI SHPALOSËSE ME SOVAJKË

Kategori:

Progres përmes performancës dhe saktësisë.

Vetëm jeni fleksibil. Sistem makinerik i fuqishëm dhe automatik.

Djepi – makineri shpalosëse

Makineria shpalosëse me sovajkë e Kuris-it është perfekte për materiale të vështira dhe të lëmuara, madje edhe/ose materiale me sipërfaqe të ndryshme të mbështjellura keq. Sistemi i ri me rul devijues, ose me djepi drejtues ose me shirita me materiale siguron shpalosje cilësore. Edhe pse shpalosja është komplet automatike, arrihet shpalosje cilësore edhe për materialet sensitive ndaj tensionit. Materiali i mbështjellur parapërgaditet në mënyrë precize dhe të rregulluar që ti përshtatet shpejtësisë shpalosëse së kërkuar. Zhveshja/filetimi semi ose plotësisht automatik i pëlhurës e redukton kohën e konfigurimit. Shumë operacione për shpalosje si pozicionimi dhe pika prerëse të ndryshme, sasia e shtresave, programet për shpalosje zig-zag si dhe shumë parametra të tjera mundet të programohen dhe të personalizohen me porosi.

Përparësitë

  • Djepi me ngritje automatike për procesin ergonomik të ngarkimit;
  • Sistm i ri rrotullues përtac për drejtim të pandalshëm të rripit transportues (opcional);
  • Kontroll i makinerisë use-friendly;
  • Interfejs grafik për përdoruesin;
  • I lehtë për përdorim;
  • Azhurim i softuerit edhe pas shumë vitesh përdorim;
  • Mundësi programuese për shumë hapa të shpalosjes;
  • Rrotë drejtuese e mbështjellur me silikon;
  • Fotoqeli elektrike për kontroll të skajeve edhe për materialet e vështira;
  • Njësi të ndryshme për prerje, të lehta për tu cakuar;
  • Kontroll dinamik i shpejtësis;
  • Kuti mbajtëse e njësisë për kontroll, e fortë dhe e veshur me pudër.

Opcionet

  • Karakteristikë fryrëse kundër efektit të rrotullimit të këndeve të pëlhurës;
  • Pllakë e kthyshme;
  • Cilindër drejtues për shpalosje pa tension;
  • Njësi prerëse Zack;
  • Shpalosje zig-zag me sistem për grumbullim;
  • Përmbushës i djepit (për pëlhura cilindrike të mblshtjellura me diametër deri në 600 mm ose deri në 800 mm);
  • Platformë për funksionim dhe suport gjatë shpalosjes;
  • Shirit antistatik.

Aplikimet

  • Industria e veshjes;
  • Industria automobilistike;
  • Industria e hapsirë ajrore dhe e aviacionit;
  • Industria e mobiljeve;
  • Industria e ndërtimit;
  • Ndërtimi i anijeve;
  • Ndërtimi i hekurudhave.

Të dhënat teknike

  • Gjerësitë punuese: 1,68 – 1,83 – 1,98 – 2,13 – 2,28 m;
  • Gjerësia e tavolinës punuese: deri në 2,45 m (të tjerat me porosi);
  • Shpeltësia shpalosëse: 100 m/min;
  • Lartësia e shpalosjes: 150 mm;
  • Diametri i pëlhurës së mbështjellur: max. 800 mm;
  • Pesha e pëlhurës së mbështjellur: max. 125 kg;
  • Furnizimi me energji: 2 kW – 400 V;
  • Pesha e makinerisë: varet nga madhësitë punuese dhe pajisjet tjera, fillon nga 500 kg;
  • Operimi(Funksionimi): Panel me prekje me interfejs grafik;

Pajisjet për ngarkim

  • Quick-Lift;
  • Speed-Lift;
  • C350 Lift;

FLETA ME TË DHËNA
Shkarko