Tavolinat shpalosëse janë të dizajnuara dhe të prodhuara ashtu që e lehtësojnë operacionin e shpalosjes së materialeve.
Tavolinat standarde shpalosëse
Tavolinat speciale të Kuris-it janë zhvilluar sipas kritereve më të fundit. Pllaka prej druri MDF, rezistente ndaj ujit, ka karakteristika të mira kundër lagështisë së ajrit. Çdo tavolinë është e pajisur me profile të qëndrueshme dhe me një shirit udhëzues alumini me rrip dhëmbëzorë të integruar. Në principin e dizajnit modular, elementet lidhëse janë me vidha. Kështu tavolina mundet të zgjatet. Secili element ka vrima për furnizimin me energji elektrike/ për zinxhirin e energjisë elektrike. Këmbët kthyese për rregullim të lartësis, me rrogozë të montuar, mundësojnë rregullim të lehtë dhe të barabartë të tavolinës.
Tavolinat shpalosëse me Jastëk Ajri
Tavolinat me jastëk ajri KURIS janë të pajisura me grykë unazore me cilësi të lartë, përmes të cilës ajri mundet të rrjedh ne kënd optimal. Rrjedha e ajrit shpërndahet në tavolinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo e parandalon rrudhjen e tekstilit dhe e ndihmon lëvizjen e tij nëpër plakën e tavolinës në një mënyrë efikase, delikate dhe pa mundim të madh. Tavolina jonë standarde është baza.
Tavolina shpalosëse me rrip transportues
Tavolinat me rrip transportues KURIS janë të pajisura me rrip PVC, i cili e asiston në mënyrë automatike procesin e shpalosjes dhe të prerjes. Kanë mundësi edhe për operim maunual. Me transportimin e materialeve në rrip, optimizohen shkallët e prodhimit dhe i tërë procesi lehtësohet. Kjo tavolinë është gjithashtu në dispozicion edhe me rrip lidhës.
Të dhënat teknike
- Gjatësia e tavolinës: min. 2,00 m (me rrip transportues: min. 4,00 m, max. 8,00 m);
- Gjerësitë e tavolinës: 1,10 – 1,25 – 1,40 – 1,85 – 2,00 – 2,30 – 2,45 m;
- Rregullumi i larësisë: 0,85 – 0,90 m;
- Distanca e këmbëve; 1,00 m ne drejtimin longitutional;
- Korniza e tavolinës: e mbështjellur me plastikë RAL 7035 ngjyrë hiri e çelt;
- Pjesët(segmentet) e plakës së tavolinës: max. gjatësia 2,00 m;
- Materiali i plakës së tavolinës: pllakë druri MDF, rezistente ndaj ujit.
FLETA E TË DHËNAVE
Shkarko



