Shërbimi
Përvoja shumvjeçare dhe mendimi inovativ i kompanisë Di Ki Kom ofronë shërbim të paharrueshëm, të shpejtë, të përsosur dhe kujdes kompetent ndaj klientëve.
Përveç që ju ofrojmë makineri të cilësis së lartë për prerje precize dhe qepje të tekstilit, lëkurës, pëlhurave dhe materialeve të tjera nga firma KURIS, ne jemi në dispozicionin tuaj me shërbim profesional, ekip ekspertësh dhe shërbim teknik, të cilët do të kujdesen për mirmbajtjen dhe riparimin e makinerive tuaja.
Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar, falë cilësis së shërbimit tonë të shkëlqyer, që të zgjidhni problemet tuaja me makineritë të cilat i hasni çdo ditë në prodhimtari.
Ne punojmë me qëllimin që klientëve tanë, bashkëpuntorëve tanë t’iu sigurojmë mjete teknologjike për përmirsim të punës dhe për prodhim më efikas.
1. Kur ndodhë ndonjë defekt, a mundeni të lejoni ndalim të prodhimit për ditë, javë apo muaj duke pritur pjesën rezervë ose radhën tuaj që të mundeni të riparoni makinerinë tuaj? – Ne jemi në dispozicionin tuaj, ofrojmë shërbim për riparim dhe magazinë me pjesë rezervë.
2. Çfarë na veçon nga të tjerët dhe me çfarë ju ofrojmë si bashkëpuntorë të ardhshëm? – Për të krijuar bashkëpunim të ngushtë me ju, përveç mirmbajtjes së makinerive KURIS (për të cilat jemi edhe përfaqësues i drejtpërdrejtë) brenda periudhës së garancionit, ne i servisojmë ato dhe jemi në dispozicionin tuaj edhe pas skadimit të garancionit. Ne ofrojmë edhe pjesë rezervë të të gjitha markave të makinerive që hasen në treg. E nevojshme është që të na jepni numrin serik dhe firmën e makinerisë.
– Prandaj bëni riparimin dhe mirmbajtjen e nevojshme të makinerive tuaja në servisin tonë dhe kthehuni punës sa më parë.
– Ne jemi në shërbimin tuaj me pjesë rezervë, me disponueshmëri të pakrahasueshme dhe me cilësi të lartë, shërbim të shpejtë dhe mbështetje teknike.